Konflikti mes kushërinjve në Lushnje me 1 të vrarë e 3 të plagosur, arrestohet autori i tretë

schedule14:25 - 31 Korrik, 2021

schedule 14:25 - 31 Korrik, 2021

Lushnjë – Është arrestuar autori i tretë i krimit të ndodhur në Lushnje ku  mbeti i vrarë një person ndërsa u plagosën babai i tij dhe dy vëllezërit.

I arrestuari mësohet se është Kastrito Hasalla, 49-vjeç. Tashmë ai do të përballet me akuzat për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë

Më datë 27 korrik, herët në mëngjes, një konflikt për pronën ka bërë që dy vëllezërit, Kastriot dhe Afrim Hasalla, të qëllojnë me armë gjahu, çifte mbi kushërinjtë e tyre, Shuaip Hasalla 65-vjeç dhe tre djemve të tij Romeo, Emiljano dhe Laert Hasalla.

Nga të shtënat ka gjetur vdekjen Romeo Hasalla, ndërsa kanë mbetur të plagosur, babai i tij Shuaipi dhe dy vëllezërit e tjerë, Emiljano dhe Laert Hasalla.

Për këtë ngjarje akuzohen dy vëllezërit Kastriot e Afrim Hasalla, po ashtu edhe djali i Kastriotit 20-vjeçari Marjus Hasalla./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!