Muriqan – Një sasi prej 14.3 kg kokainë është kapur në pikën kufitare të Muriqanit në Shkodër. Droga ishte fshehur në kroskotin e një makine, ndërsa është arrestuar shoferi 42-vjeçar i quajtur Besnik Ruçi, banues në Durrës.
Për një kontroll më të specializuar automjeti është shoqëruar në Portin e Durrësit, ku është kontrolluar nga Task Forca permanente që veprojnë përherë në Port.
Nga kontrolli i specializuar rezultoi se në automjet në pjesën e kroskotit ishin fshehur pako me lëndë të dyshuar si kokainë me peshë rreth 14.3 kilogramë.
Njoftimi i policisë:
Muriqan, Shkodër. – Parandalohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të drogave të forta.
Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Perëndimi”.
Parandalimi nga strukturat hetimore të DVP Shkodër në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare Shkodër.
Sekuestrohen rreth 14.3 kg lëndë narkotike kokainë.
Arrestohet në flagrancë drejtuesi i automjetit me të cilin po transportohej lënda narkotike.
Ditën e sotme, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare të DVKM Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bazuar dhe në analizën e riskut, në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit në kuadër të operacionit policor “Perëndimi”, kanë kaluar në vijën e dytë në dalje një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Besnik Ruçi.
Për një kontroll më të specializuar automjeti është shoqëruar në Portin e Durrësit, ku është kontrolluar nga Task Forca permanente e përbërë nga strukturat e DVP Durrës, Policia Kufitare e Portit të Durrësit dhe autoritetet doganore të Portit të Durrësit, që veprojnë përher në Port.
Nga kontrolli i specializuar rezultoi se në automjet në pjesën e kroskotit ishin fshehur pako me lëndë të dyshuar si kokainë me peshë rreth 14.3 kilogramë.
Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi Besnik Ruçi, 42 vjeç, banues në Durrës, (drejtuesi i automjetit).
Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike. e.l/abcnews.al/