19-vjeçari guximtar bën “stërvitje” mbi 340 metra lartësi

schedule12:15 - 24 Tetor, 2020

schedule 12:15 - 24 Tetor, 2020

Një adoleshent është filmuar duke bërë “stërvitje” i varur në një prej stacioneve më të larta të energjisë në Europë. 19-vjeçari Adam Lockwood shihet teksa qëndron i varur në një tra lart në stacionin e energjisë Plomin (340 metra) në Kroaci.

Djali i guximshëm nga Manchester varet dhe për disa sekonda rrotullohet ndërsa dëgjohet duke thënë “Unë po rrotullohem….shikojeni”. Më pas, duke u mbajtur me të dyja duart, ai bën disa ushtrime ulje-ngritje.

Lockwood, i cili u ngjit në stacionin elektrik për dy orë e gjysmë me një mik nga Kroacia, tha: “Unë thjesht e bëj këtë sepse mundem. Pasi u ngjitëm më duhej të prisja rreth gjashtë orë para se të ndihesha gati, pasi krahët e mi ishin vërtet të lodhur nga ngjitja.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!