Daniel Lleshi është një djalosh 19 vjeçar nga fshati I thellë, por i bukur, Domgjon në Mirditë. Dëbora e rënë nuk e pengon të riun mirditor të punojë dhe të investojë për banorët e fshatit, duke u dhuruar pemë frutore.
Ai tregon arsyet se përse ndërmori këtë nismë.
19-vjeçari është një tregues i vlerave të të rinjve, konsiderohet si I vetmi nga ato të rinj që ka menduar të investojë për familjen dhe fshatin e tij në Fan të Mirditës.
Ai është student në një universitet të Gjermanisë. Përzgjedhja në degën e inxhinierisë së ndërtimit duket se është bërë për të vijuar traditën, pasi familja e tij dhe të afërm vijnë nga fusha e ndërtimit.
Danieli synon të sjellë në fshatin e tij investime që ndikojnë në mirëqenien e banorëve të zonës, me rritjen dhe zhvillimin në fushën e turizmit si një zonë që po arrin tërheqjen e turistëve vendas dhe të huaj.
Familja e 19 vjeçarit ka plotësuar nevojat në mbjelljen e fidanëve. Danieli ka menduar të dhurojë falas 800 fidanë të ndryshëm, ndërkohë që ka patur me dhjetra kërkesa nga zona të tjera të vendit. Me reshjet e dendura të dëborës në fshatin e tij Domgjon është e vështirë të udhëtohet me automjete, ndaj Danieli ka rezervuar porositë e fidanëve drufrutorë për t’I dhuruar menjëherë sapo të përmirësohen kushtet atmosferike.
19 vjeçari është shembull në sjelljen e frymës së re në ruajtjen e vlerave dhe traditës./abcnews.al