19 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit këtë të hënë në Maqedoninë e Veriut.
Në raportin më të fundit të ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se nga 1 314 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 27 raste të reja dhe kanë humbur jetën 19 persona.
Prej tyre në Shkup-19, Prilep-2, Shtip-2, Vinicë-2, Strugë-1 dhe Koçan-1.
Gjithashtu gjatë orëve të fundit janë shëruar 192 pacientë duke e çuar në 146 043 numrin e përgjithshëm të të shëruarve me Covid.
Nga fillimi I pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve është 154 725 mes të cilëve kanë humbur jetën 5 230 persona. e.su./abcnews.al