19 klubet e Premier League “frikësohen”, të gjithë kundër Newcastle

schedule17:15 - 22 Prill, 2020

schedule 17:15 - 22 Prill, 2020

Newcastle pritet të ndërrojë pronësi shumë shpejt dhe pas 13 viteve në krye të klubit, presidenti aktual Mike Ashley është gati të largohet, duke i kaluar pronësinë princit arab, Mohammed bin Salman.

Ky i fundit, për të marrë klubin e Newcastle, do të paguajë më shumë se 300 milion sterlina. Kjo shumë, nuk është aspak problem për princin arab, pasi pasuria e tij, është plot 200 miliard euro. E duke parë pasurinë e presidentit të r, klubet e tjera të Premier League, janë “frikësuar”.

19 klubet e elitës së futbollit anglez kanë dalë kundër presidentit të ri të Newcastle, madje dhe vetë Premier League. Kjo pasi në vitin 2017, Arabia Saudite transmetoi në mënyrë pirate ndeshjet e kampionatit anglez, me FA që hapi dhe një çështje ligjore.

Gjithsesi, në vitin 2019, beIN në Arabi bleu të drejtat televizive të Premier League për tre vite, për shumën e 500 milion sterlinave. Një çështje shumë e ndërlikuar kjo dhe presidenti i ri i Newcastle, princi bin Salman, duhet të pastrojë emrin e tij nga çdo aktivitet piraterie, para se të zyrtarizohet në fronin e “Qymyrxhinjve”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!