183 raste me variantin Omicron në Danimarkë

schedule15:53 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 15:53 - 6 Dhjetor, 2021

Danimarka ka regjistruar 183 raste me variantin e ri, sipas një njoftimi të autoriteteve shëndetësore. Vendi regjistroi gjithashtu 18 raste ditën e sotme, sipas të dhënave nga instituti publik SSI, që do të thotë se numri i rasteve është trefishuar të paktën në 48 orë.

Ndërkohë sipas një njoftimi të Qendrës Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC), 182 raste janë identifikuar në të gjithë Bashkimin Europian, duke përfshirë Norvegjinë dhe Islandën.

“Ne kemi parë një rritje shqetësuese të numrit të rasteve për shkak të varianti Omicron në Danimarkë,” tha drejtori i SSI Henrik Ulum në një deklaratë për shtyp.

Instituti po punon “intensivisht” për të përshpejtuar nxjerrjen e rezultateve të testeve laboratorike, në mënyrë që shërbimet shëndetësore të mund të lokalizojnë zinxhirët e transmetimit “sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi zyrtari shëndetësor.

Danimarka ka regjistruar 516,257 raste dhe 2,956 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al