18 Vipa në pranga/ Gazetari: Qëllimi i SPAK është parandalimi, operacionet e fundit të policisë kanë qenë të padekonspiruar

schedule21:53 - 25 Nëntor, 2024

schedule 21:53 - 25 Nëntor, 2024

Të paktën 18 persona me poste të rëndësishme në drejtësi janë rënë në prangat e SPAK. Kjo goditje për ish-drejtuesit e drejtësisë ishte tema e diskutimit këtë të hënë në tryezen e “360 gradë”.
Gazetari Trashëgim Sokolaj u shpreh se qëllimi i SPAK nuk është statistikor, por është parandalues. Gjithashtu, gazetari u ndal dhe në operacionet e fundit të policisë së shtetit të cilat i cilësoi si të padekonspiruar dhe pozitive krahasuar me situatën e një viti më parë.

“Grupi kriminal që ka përfituar nga këta prokurorë është ende aktiv në Elbasan dhe në këtë mënyrë SPAK-u po bën një punë të lavdërueshme. Qëllimi është të parandalojë. Qëllimi i SPAK nuk është statistikë për të mbushur burgjet. Qëllimi është parandalimi, duke parë këta gjyqtarët e implikuar në vitet e kaluara dhe tani po zbardhen dhe hetohen, ata që janë në sistem e kuptojnë që nesër është dita e tyre. E dyta, SPAK-u nuk i ka lënë mënjanë këta që janë në sistem . Në 4 -5 operacionet e fundit të SPAK-ut, ka një ndryshim për mirë në policinë e shtetit. Përpara një viti ka pasur dekonspirime. Mbasi zoti Dumani doli në analizën vjetore që policia ka probleme, erdhi ky reagim pozitiv që e kemj parë në 2 operacionet e fundit. Për laboratorin e kokainës një javë më parë, ishte një operacion që nuk kishte asnje të dekonspiruar.
Kemi një drejtor prokurorie në Vlorë që ka kaluar vetinguin, është arrestuar në dosjen për Toyota Yaris, arrestuar në detyrë. Ka punuar 6 vite në një zyrë me nje prokuroë të SPAK-ut .
Oficerët e Byrosë kanë bërë kërkesë për dy prokurorë të SPAK për të cilët kanë nisur hetimet.” – u shpreh ai. /abcnews.al