18 persona kanë humbur jetën ditën e djeshme në një operacion policior kundër krimit të organizuar në Rio de Zhaneiro, sipas autoriteteve të vendit. Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për 16 nga personat e dyshuar të bandës, një banor i zonës dhe një punonjës policie.
Rreth 400 persona të forcave speciale të policisë, me ndihmën e katër helikopterëve, morën pjesë në operacionin që u zhvillua në Alemão. Policia në Rio de Zhaneiro kryen shpesh bastisje vdekjeprurëse në lagjet e varfëra, duke synuar të shkatërrojë bandat.
Presidenti Bolsonaro ka mbështetur hapur taktikat e diskutueshme të policisë në fushatën kundër krimit të organizuar, duke thënë se anëtarët e bandave duhet “të shtypen si insekte”.
Pas bastisjes, banorët tentuan t’i dërgonin të plagosurit në spital. “Policia nuk ka për qëllim arrestimin e tyre, por vrasjen e tyre”, thanë ata.
Banorët e zemëruar sulmuan policinë për operacionin e përgjakshëm: “Kemi frikë të jetojmë këtu. Ku jemi ne; Në Afganistan? Në luftë? Në Irak? Nëse duan luftë, dërgojini në Irak.”
/abcnews.al