Një anije ruse është fundosur mëngjesin e të hënës, ndërsa 17 anëtarë të ekuipazhit rezultojnë të zhdukur. Sipas autoriteteve nuk ka asnjë mundësi që ndonjëri të ketë mbijetuar për shkak të temperaturës së ulët të ujit
Dy persona kanë arritur të shpëtojnë. Lajmi është konfirmuar nga një zëdhënës i shërbimit të emergjencës. Sipas tij, të 17 personat mund të konsiderohen të vdekur dhe pse trupat e tyre nuk janë gjetur akoma, duke shtuar se temperatura e ujit është shumë e ulët.
Mëngjesin e të hënës ministria ruse për emergjencat deklaroi se anija u përmbys dhe u fundos në det. Departamenti i transporteve të komitetit hetimor rus, pas incidentit, deklaroi se ka nisur hetimet për shkelje të normave të sigurisë.
Anija, me bazë në Murmansk dhe një ekuipazh prej 19 personash u fundos pranë arqipelagut të Novaja Zemlia, në veriun e Rusisë./abcnews.al

