17 të vdekur dhe mbi 90 të plagosur nga rreshjet e dendura të botës në Japoni

schedule08:58 - 26 Dhjetor, 2022

schedule 08:58 - 26 Dhjetor, 2022

Reshjet e dendura të borës në disa vende të Japonisë kanë shkaktuar 17 viktima dhe kanë plagosur më shumë se 90 persona, duke lënë qindra shtëpi pa energji elektrike.

Bora e madhe rrëzoi, ndër të tjera, një kullë transmetimi të energjisë elektrike në ishullin më verior të Japonisë, duke lënë rreth 20,000 shtëpi pa energji në mëngjesin e Krishtlindjeve, megjithëse energjia u rivendos në shumicën e zonave më vonë, sipas ministrisë së ekonomisë dhe industrisë.

Dhjetra linja trenash dhe fluturime u pezulluan gjithashtu në Japoninë veriore deri të dielën, por shumica kanë rifilluar që atëherë, sipas ministrisë së transportit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!