17 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

schedule18:46 - 9 Nëntor, 2022

schedule 18:46 - 9 Nëntor, 2022

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 514 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në këto Bashki:

9 në Tiranë, 2 në Fier, nga 1 qytetarë në Patos, Selenicë, Himarë, Sarandë, Finiq, Belsh.

Janë 179 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 22 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,189 që nga fillimi i epidemisë

Statistika ( 9 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore                17

Të shëruar në 24 orë             22

Të shtruar në spitale             3

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       514

Testime totale                   2,001,064

Raste pozitive                      331,961

Raste të shëruara                  328,189

Raste Aktive                             179

Humbje jete                              3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    133

Vlorë                         16

Fier                           12

Gjirokastër                6

Berat                           4

Elbasan                   3

Shkodër                 2

Durrës                     2

Lezhë.                     1

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!