Çlirimi i Tiranës është datë simbolike, e ndarë në festë dhe protestë. “Nga një pjesë e personave do të festohet kurse nga një pjesë tjetër, pra viktimat e luftës civile, të 17 nëntor të ’44 do të shikohet si fatkeqësi” tha ai. Sipas historianit Hasan Bello kjo datë nuk duhet mbivlerësuar siç ka ndodh deri para viteve 90, ku shifrat e gjermanëve të vrarë janë hiperbolizuar.
“Nuk jam as për ta mbivlerësuar, as për ta nënvlerësuar. Flitet sikur kanë luftuar me 10 mijë gjermanë në Tiranë dhe janë vrarë deri diku 2 mijë forca gjermane nga partizanët, atëherë ku i kemi këto varre, të ushtarëve gjermanë të vrarë në Tiranë? Këto nuk ekzistojnë”.
Ai është i mendimit se 17 nëntori duhet parë së bashku me dritëhijet që ka. “Nëse para kësaj periudhe ishim të pushtuar nga gjermanët dhe italianët, pas kësaj date shqiptarët pushtuan vetveten. Enver Hoxha i kishte dhënë një urdhër Kristo Themelkos sipas të cilit të pastronte të gjithë kryeqytetin nga kundërshtarët politikë.
Kristo Themelko ka pranuar se me hyrjen në Tirana kë ushtruara veprimtari terroriste duke vrarë 60-100 personalitete politike, që konsideroheshin si armiq politikë” tha ai. Sipas historianit pas largimit të gjermanëve nis edhe lufta civile në Tiranë. Historia duhet rishkruar ftohtë dhe pasuruar me dokumente dhe fakte thekson Hasan Bello./ db/Abcnews.al