Edhe pse një ishull vullkanik, i mësuar me dridhje të herëpashershme, kjo ka qenë një javë e pazakontë për Islandën. Sipas Zyrës Meteorologjike të vendit , rreth 17,000 tërmete kanë goditur rajonin jugperëndimor të Reykjanes gjatë javës së kaluar, shkruan CNN
Tërmeti më i madh, një magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter, ndodhi në mëngjesin e 24 shkurtit. Ishte më i forti në një seri tërmetesh që vazhdon ende të tronditë banorët në kryeqytetin afër Reykjavík dhe komunat përreth tij.
Dy tërmete më të mëdhenj – me madhësi 5.0 – goditën gjithashtu vendinn ë 27 shkurt dhe 1 mars.
Tërmetet nuk kanë shkaktuar shumë dëme deri më tani, megjithëse Administrata Rrugore dhe Bregdetare e Islandës ka raportuar çarje të vogla në rrugë dhe rënie të shkëmbinjve në shpatet e pjerrëta pranë epiqendrës.
Islanda ndodhet në kufi të pllakave tektonike, prandaj dridhjet e herëpashershme janë pjesë e pashmangshme e të jetuarit në një rajon aktiv sizmik.
Valorvaldur Poroarson, një profesor i vullkanologjisë në Universitetin e Islandës, tha se shqetësimet mbi aktivitetin e fundit janë të kuptueshme.
“Sigurisht që kjo shqetëson njerëzit. Për këtë rajon, kjo është diçka e pazakontë, jo për shkak të llojit të tërmeteve ose intensitetit të tyre, por për kohëzgjatjen e tyre. Po bëhet më shumë se një javë tani.”
Me vullkane të shumta në zonë, zyrtarët lokalë kanë paralajmëruar se një shpërthim mund të jetë i pashmangshëm, raporton abcnews.al
Spektri i një shpërthimi të madh i kujton banorëve shpërthimin e Eyjafjallajökull në 2010, i cili shkaktoi një nga pezullimet më të mëdha të trafikut ajror në botë që nga Lufta e Dytë Botërore, raporton abcnews.al
Të mërkurën pasdite, një lëkundje afër vullkanit Keilir, vetëm 20 milje në jug të kryeqytetit, bëri që autoritetet të ndalonin qarkullimin në zonën përreth. Në faqen e saj të internetit, Zyra Islandeze e MET thotë se një veprimtari e ngjashme i ka paraprirë më parë shpërthimeve.
Tani për tani, banorët janë në pritje të një shpërthimi, disa të ngazëllyer, të tjerët me ankth. Vikurfrettir, media lokale e lajmeve, ka instaluar një kamera në Keilir, e cila do të fillojë transmetimin drejtpërdrejt nëse fillon një shpërthim.
Në 24 orët e fundit, tërmetet e mëdha që janë ndjerë ditët e mëparshme janë qetësuar kryesisht – por qetësia aktuale nuk mund të zgjasë shumë. “Kjo është një situatë që nuk ka mbaruar”, tha Palmadottir./abcnews.al