Drejtuesi i hekurudhës gjermane ka ndarë një lajm shumë surprizues për të gjithë. Ai tregoi se po punohet për krijimin e një treni që fuqizohet nga hidrogjeni dhe përshkon rreth 563 km rrugë.
Qëllimi kryesor i këtij lloj treni është ndotja sa më pak e ambientit nga çlirimi i dioksidit të karbonit dhe pritet të zëvendësojë 1300 kg naftë të vjetërsuar.
Testet do të nisin në 2024 dhe do të zgjasin për një vit. Treni me emër Mireo Plus H do të jetë i pajisur me dy vagonë dhe do të kapë shpejtësinë e 160 kilometër në orë për vetëm 15 minuta.
Ai do të jetë me bateri dhe qelizat e karburantit do të konvertojnë hidrogjenin dhe oksigjenin në elektricitet. Sakaq, do të jetë i pajisur me dy vagonë dhe do të kapë shpejtësinë e 160 kilometër në orë për vetëm 15 minuta. l.k/abcnews.al