16 viktima dhe 30 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

schedule15:32 - 14 Maj, 2021

schedule 15:32 - 14 Maj, 2021

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 16 pacientë me Covid-19.

Autoritet njoftojnë se që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 5, 184 persona me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 1, 658 testime të realizuara, 30 persona kanë rezultuar pozitivë për koronavirus.

Ndërkohë Instituti I Shëndetit Publik bën me dije se në 24 orë janë shëruar 359 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 143, 427 persona.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!