16 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetën 7 pacientë

schedule15:46 - 4 Qershor, 2021

schedule 15:46 - 4 Qershor, 2021

Shtatë persona kanë humbur jetën dhe 16 raste janë konfirmuar të infektuar me Covid nga 3 109 testime në Maqedoninë e Veriut orët e fundit.

Sipas raportit të ministrisë gjithashtu janë shëruar 38 pacientë.

Prej rasteve të reja tetë janë në Shkup, dy në Kumanovë dhe nga një në Tetovë, Gostivar, Strugë, Manastir, Gjevgjeli dhe Sveti Nikole.

Që nga fillimii pandemisë në Maqedoni gjithsej janë diagnostifikuar 155.379 pacientë, ndërsa prej tyre 148.910 janë shëruar dhe 5.442 kanë humbur jetën.

Ndërkohë numri i rasteve aktive është 1.027./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!