16 raste pozitive tek Flamengo, klubi brazilian pushon nga puna… fotografin

schedule10:58 - 26 Shtator, 2020

schedule 10:58 - 26 Shtator, 2020

Klubi i Flamengos arriti një fitore shumë të rëndësishme në Copa Libertadores, ku brazilianët fituan me rezultatin 1-2 kundër Barcelona de Guayaquil. Përpos fitores ata morën disa lajmë jo të mira pas ndeshjes, pasi numërojnë më shumë se 16 raste pozitive me Covid-19 pas ndeshjes në Ekuador.

Sikur të mos mjaftonte kjo ishte fotografi i ekipit që e ndërlikoi akoma më shumë situatën. Ai shkrepi një foto të lojtarëve në avion pas fitores, të cilët ishin të gjithë pa maska. Kaq mjaftoi që fotoja të bënte xhiron e internetit, ku në qëndër të kritikave u vendos klubi brazilian.

I menjëhershëm ishte reagimi i Flamengos, pasi drejtuesit e klubit e shkarkuan menjëherë fotografin. Bëhet fjalë për Matheus Grangeiro, i cili tashmë nuk më pjesë e skuadrës. “Në 10 vite punë në futboll dhe në 26 vite jetë ata nuk më kanë bërë asnjëherë diçka të tillë. Gjithsesi i falenderoj për mundësinë e dhënë,” ishin fjalët e fotografit në “Instagram”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!