Donika Prela aplikon për SPAK

schedule13:45 - 20 Shkurt, 2019

schedule 13:45 - 20 Shkurt, 2019

Arrin në 22 numri i prokurorëve që kanë aplikuar për të qenë pjesë e strukturës së Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e njohur si SPAK.

Më e fundit është shefja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela. Ndërsa më herët gjatë ditës së sotme kanë dorëzuar dosjet, prokurori në Prokurorinë e Apelit Tiranë Altin Dumani, prokurorja në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, Enkeleda Osmani, prokurorja në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, Elida Kackini (Celami), prokurorja në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, Enkeleda Millonai dhe Maksim Sota, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë.

Këto aplikime u paraqitën pak orë para përfundimit të afatit, që fillimisht ishte përcaktuar të mbyllej më 6 Shkurt, por Këshilli i Lartë i Prokurosisë e shtyu deri më 21 Shkurt pasi nuk kishte mjaftueshëm kandidatë në garën për plotësimin e SPAK. Deri tani kanë aplikuar 22 prokurorë për 15 vende ne Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, SPAK./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!