16 avionë kinezë fluturojnë në hapësirën ajrore të Malajzisë

schedule16:06 - 2 Qershor, 2021

schedule 16:06 - 2 Qershor, 2021

Malajzia së fundmi ka deklaruar se pas zaptimit të hapësirës ajrore nga 16 avionë kinezë të Forcave Ajrore të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ministria e Jashtme e Malajzisë njoftoi se do të thërrasë për shpjegime të dërguarin e Kinës pas hyrjes së avionëve në zonë ekskluzive ekonomike të këtij vendi kur ushtria malajziane zbuloi një aktivitet të dyshimte mbi Detin e Kinës Jugore.

Forcat ajrore të Malajzisë thanë se u përpoqën të hënën se avionët ushtarakë kineze fluturuan brenda 60 miljeve detare nga rajoni Saraëak i Borneos. Incidenti u përshkrua si një “kërcënim serioz për sovranitetin kombëtar dhe sigurinë e fluturimit” në vend.


Avionët kinezë nuk kontaktuan me kontrollin rajonal të trafikut ajror pavarësisht se u udhëzuan disa here. Ministri i Jashtëm Hishammuddin Hussein pohoi se Malajzia do të lëshojë një notë proteste diplomatike dhe do t’i kërkojë ambasadorit të Kinës të shpjegojë “shkeljen e hapësirës ajrore dhe të sovranitetit të saj”.

Brunei, Malajzia, Filipinet Tajvani e Vietnami kanë gjithashtu pretendime mbi ishujt e kësaj zone, e përplasjet me rojet bregdetare kineze nuk mungojnë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!