Më shumë se 150 persona kanë humbur jetën në Seul. Tragjedia në Seul është një nga incidentet më vdekjeprurëse në mbarë botën në dekadën e fundit.
8 incidentet më vdekjeprurësë në një dekadë:
Meka: 2300 të vdekur
Më 24 shtator 2015, 2300 njerëz humbën jetën në vendin “Gurëzimi i Djallit” në Mina, afër Mekës. Kjo ishte fatkeqësia më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë në historinë e pelegrinazhit musliman në Mekë.
Irani fajësoi Arabinë Saudite për mungesë të organizimit. Pelegrinët shpjeguan se e gjithë rrëmuja e shkaktuar ishte për shkak të mbylljes së një rruge pranë vendit të gurëve dhe keqmenaxhimit të fluksit të besimtarëve nga forcat e sigurisë. Ndër vendet që shënuan më shumë viktima ishte Mali, me 282 të vdekur.
Indonezi: të paktën 133 të vdekur
Më 1 tetor 2022, një turmë njerëzish u shtyp në stadiumin në Malang, në ishullin Java, kur policia u përpoq të largonte tifozët e skuadrave duke përdorur gaz lotsjellës. Mes 133 të vdekurve ishin 40 fëmijë.
Shumë viktima, në panikun e tyre, u shtypën duke u përpjekur të kalonin portat e mbyllura ose shumë të ngushta të daljes.
Indi: të paktën 115 të vdekur
Më 13 tetor 2013, 115 njerëz humbën jetën në një festival fetar pranë një tempulli në distriktin Datia, shteti Madhya Pradesh. 110 të tjerë u plagosën.
Në momentin e aksidentit, rreth 20 mijë njerëz ndodheshin në urën e lumit Indus. Sipas autoriteteve lokale, paniku i turmës u shkaktua kur u përhap lajmi se ura do të shembet për shkak se një traktor ishte përplasur me të, raporton abcnews.al.
Bregu i Fildishtë: të paktën 60 të vdekur
Më 1 janar 2013, të paktën 60 njerëz, duke përfshirë shumë të rinj humbën jetën ndërsa një turmë e madhe u largua nga rrethi Plateau i Abidjanit pas hedhjes së fishekzjarreve për të festuar Vitin e Ri.
Iran: 56 të vdekur
Më 7 janar 2020, gjatë funeralit të gjeneralit iranian Qassem Soleimani, 56 persona humbën jetën në qytetin e Kermanit. Soleimani, i cili u vra më 3 janar nga një sulm me dron amerikan pranë aeroportit të Bagdadit, konsiderohet një hero në vendin e tij.
Etiopi: 52 të vdekur
Më 2 tetor 2016, të paktën 52 persona u vranë, sipas qeverisë pas përplasjeve me policinë gjatë festivalit tradicional Ireetsa, që shënon fundin e sezonit të shirave, raporton abcnews.al.
Tanzani: 45 të vdekur
Më 21 mars 2021, 45 persona u vranë në një stadium në kryeqytetin financiar, Dar es Salaam, ku qindra ishin mbledhur për të përkujtuar presidentin e ndjerë të vendit, John Magufuli.
Izrael: 45 të vdekur
Më 30 prill 2021, të paktën 45 njerëz vdiqën gjatë pelegrinazhit për festën hebraike të Lag Ba’mer në malin Meron, një ngjarje që prishi grumbullimin më të madh të njerëzve në vend që nga fillimi i Covid-19.
/abcnews.al