1,500 punëtorë pozitivë me koronavirus, autoritetet gjermane rikthejnë masat e bllokimit në rajonin e goditur

schedule04:19 - 30 Qershor, 2020

schedule 04:19 - 30 Qershor, 2020

Rajoni i Gjermanisë North Rhine-Westphalia zgjati bllokimin si pasojë e koronavirusit në një rreth të goditur fort nga një shpërthim në një thertore. Sipas mediave të huaja, rrethet e Guetersloh dhe Warendorf të martën e kaluar u bënë të parat në Gjermani që u kthyen përsëri në mbyllje pasi që mbylljet si pasojë e coronavirusit filluan të lehtësohen në maj, duke prekur mbi 600,000 njerëz.

Ky Rajon do të qëndrojë në mbyllje deri më 7 korrik ‘si një masë paraprake’, edhe nëse testimi tregonte vetëm një përhapje të kufizuar të virusit nga një thertore në popullatën më të gjerë.

Laschet, një kandidat kryesor për të pasuar Angela Merkel si kandidat për kancelar i partisë konservatore të CDU në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, shtoi se shpërthimi i COVID-19 që filloi në fabrikën e përpunimit të mishit Toennies në Guetersloh ishte “nën kontroll”.

Siç bëhet e ditur, më shumë se 1.500 nga rreth 7,000 të punësuar në atë fabrikë kanë dalë pozitivë në testet për virusin deri më tani. Shumë prej tyre thuhet se janë nga Rumania dhe Bullgaria dhe jetojnë në banesa të përbashkëta afër fabrikës.

Gjermania ka regjistruar gati 194,000 raste të coronavirusit dhe 8,961 vdekje deri më tani, duke i dhënë asaj një nga nivelet më të ulëta të vdekshmërisë në Evropë.