Është bërë ngritja solemne e flamurit të Kosovës në kuadër të 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Ngritja u bë para ndërtesës së qeverisë në praninë e presidentes Vjosa Osmani, homologut të Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministrit Albin Kurti dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
Më pas, krerët shtetërorë do të vendosin kurora me lule tek Monumenti i të Pagjeturve në sheshin “Ibrahim Rugova”. Pritet që krerët e Kosovës pritet të bëjnë homazhe edhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Po ashtu, për nder të 15 vjetorit të pavarësisë në sheshet e Prishtinës, do të parakalojnë ushtarët e Forcës të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.Përveç seancës solemne të Kuvendit të Kosovës, në orën 17:00, presidentja Vjosa Osmani ka organizuar një pritje shtetërore./abcnews.al