15-vjeçari vrau 4 nxënës në Michigan, babai i tij dënohet për vrasje nga pakujdesia

schedule08:28 - 15 Mars, 2024

schedule 08:28 - 15 Mars, 2024

Babai i një të armatosuri në një shkollë në Michigan, i cili vrau katër nxënës është dënuar për vrasje. James Crumbley, 47 vjeç, kishte injoruar nevojat e shëndetit mendor të djalit të tij 15-vjeçar, duke i blerë atij pistoletën që përdori në sulmin e nëntorit 2021.

Jennifer Crumbley, gruaja e tij, do të dënohet muajin e ardhshëm për të njejtat akuza.

Kjo është hera e parë që prindërit akuzohen për vrasje nga pakujdesia. Djali i tyre, Ethan, vrau Tate Myre, 16 vjeç; Hana St Juliana, 14; Madisyn Baldëin, 17 vjeç dhe Justin Shilling, 17 vjeç.

Shtatë persona mbetën gjithashtu të plagosur nga të shtënat.

Ai po vuan dënimin me burgim të përjetshëm pa lirim me kusht.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!