15 vite pavarësi, Kushi uron Kosovën me punimet e nxënësve: Krenare për mesazhet që përcjellin

schedule09:22 - 17 Shkurt, 2023

schedule 09:22 - 17 Shkurt, 2023

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka zgjedhur të urojë Kosovën në një mënyrë të veçantë. Ajo ka ndarë në rrjete sociale disa punime të nxënësve në shkollat e Shqipërisë, të cilat do të jenë pjesë e ekspozitës së përbashkët me datë 21 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

“Në këtë ditë të shënuar, zgjodha të uroj vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë me disa nga punimet e realizuara nga nxënës të shkollave nga e gjithë Shqipëria, të cilat do të jenë pjesë e ekspozitës së përbashkët, më datë 21, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, Prishtinë.

Ndihem krenare për mesazhet kuptimplotë që përcjellin nxënësit tanë nëpërmjet talentit të tyre dhe është detyra jonë e përbashkët që të ushqejmë tek ata ndjenjat e atdhedashurisë, vëllazërisë dhe krenarisë kombëtare. Gëzuar Pavarësinë, Kosovë!”, shkruan Kushi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!