Rriten raste e reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Itali.
Autoritetet kanë raportuar 5, 057 të prekur nga 219,778 teste të realizuar për Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dihet se 15 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa shtrimet në spitalet Covid janë rritur me 2.3%.
Gjatë 24 orëve janë shëruar 1,484 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4,119,607 të shëruar.
Sakaq në kujdes intensiv ndodhen 158 pacientë./abcnews.al/