Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar të infektuar me Covid 111 raste të reja nga 1529 testime dhe kanë humbur jetën 15 persona.
Prej rasteve të reja numri më i madh janë regjistruar në Shkup – 83, Kumanovë-1, Tetovë-2, Prilep-6, Gostivar-1, Manastir-2, Kriva Pallankë-2, Veles-5, Kavadar -4, nga 1 rast në Shtip, Strumicë, Gjevgjeli dhe Negotinë.
Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar dhe 165 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoni shkon në 195.002, prej të cilëve 181.196 janë shëruar, ndërsa 6.849 kanë ndërruar jetë. /abcnews.al