15 viktima dhe 356 raste me Covid në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit

schedule22:30 - 21 Janar, 2021

schedule 22:30 - 21 Janar, 2021

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 1.906 teste, prej të cilave 356 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19

Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 587 persona dhe 15 persona kanë humbur betejën me koronavirusin.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 89.817 raste, prej të cilëve 75.387 persona janë shëruar, ndërsa 2.754 kanë humbur jetën.

Sakaq numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 11.676.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!