15 vende të Bashkimit Europian pritet të strehojnë 40,000 refugjatë nga Afganistani

schedule08:45 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 08:45 - 10 Dhjetor, 2021

Gjermania dhe 14 vende të tjera anëtare të Bashkimit Europian janë zotuar të strehojnë rreth 40,000 afganë, sipas një deklarate të  Komisioneres Europiane për Çështjet e Brendshme Elva Johansson pas takimit me 27 ministrat e brendshëm.

“15  shtete anëtare të BE-së janë zotuar të strehojnë pothuajse 40,000 afganë. “Kjo, së bashku me masat e nevojshme për të trajtuar imigracionin e parregullt, është mënyra se si ne do të zbatojmë politikën e BE-së për emigracionin dhe azilin.”

Vetëm Gjermania synon të strehojë 25 mijë refugjatë nga Afganistani. Sipas Komisionit Europian, këto 15 shtete anëtare kanë strehuar tashmë rreth 28,000 refugjatë nga Afganistani gjatë muajve të fundit. Kësaj numri do t’i shtohen edhe 40 mijë të tjerë.

Situata në Afganistan është dramatike. Vendi po përballet me një nga thatësirat më të këqija në dy dekada. Ekonomia, gjithashtu është në kaos. Sipas vlerësimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, më shumë se gjysma e popullsisë së Afganistanit nuk është në gjendje të sigurojë ushqim të mjaftueshëm.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!