Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 2, 550 teste, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 15 persona.
Fatmirësisht asnjë viktimë nuk është shënuar përgjatë orëve të fundit.
Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se 6 pacientë me Covid e kanë fituar betejën me sëmundjen e rëndë.
Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar 155, 965 pacientë, 150, 243 prej të cilëve janë shëruar dhe 5, 488 kanë humbur jetën./abcnews.al/