Ruben Semedo përfundoi në qeli para pak ditësh, pasi një 17-vjeçare e akuzoi atë përdhunim.
Futbollisti së fundmi është liruar, pasi ka paguar një garanci prej 10 mijë eurosh. Tashmë në Greqi zbulojnë edhe një prapaskenë.
Mediat në vendin fqinj shkruajnë se futbollisti ka marrë një mesazh anonim në Instagram.
“Paç fat në burg! Më jepni 15 mijë euro dhe nuk do të them asgjë”. Sikurse kuptohet, Semedo nuk ka rënë pre e shantazhit dhe u arrestua. /abcnews.al/