Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

145,000 doza Pfizer nga BE, Soreca: Ky donacion tregon që ne kujdesemi për ju

schedule12:11 - 5 Maj, 2021

schedule 12:11 - 5 Maj, 2021

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca ka reaguar pas vizitës së Komisionerit për Zgjerim në Tiranë. Në një postim në Twitter, Soreca shprehet se Shqipëria do të marrë 145,000 doza të vaksinës së prodhuar nga Pfizer, me financim të Bashkimit Evropian.

Ambasadori shton se ky donacion, tregon se BE kujdeset për Ballkanin.

Soreca falenderon edhe qeverinë austriake që është ndërmjetëse në këtë mekanizëm të shpërndarjes së Bashkimit Evropiam.

“Shumë faleminderit edhe qeverisë austriake. Ky bashkëpunim i shkëlqyeshëm tregon vlerën e shtuar reale të skuadrës evropiane.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!