Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

14 viktima nga rrëzimi i teleferikut, tre të arrestuarit lihen të lirë për mungesë provash

schedule15:10 - 30 Maj, 2021

schedule 15:10 - 30 Maj, 2021

Tre të arrestuarit në lidhje me rrëzimin e teleferikut që u mori jetën 14 personave në Itali janë lënë të lirë. Ata u liruan të shtunën mbrëma pasi gjykatësi i çështjes vlerësoi se nuk ka prova kundër dy prej tyre.

Teleferiku në fjalë u rrëzua më 24 maj, pranë majës së malit Motarone në një lartësi prej 1,500 metrash. Nga personat që ndodheshin në teleferik mbijetoi vetëm një djalë 5-vjeçar nga Izraeli.

Shefi operativ Gabriele Tandini u vendos në arrest shtëpie, ndërsa drejtori teknik Enrico Peroccio dhe pronari i teleferikut Luigi Nerini u lanë të lirë. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!