Maqedonia e veriut gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar 396 raste të reja dhe 14 viktima. Raporti i autoriteteve të shëndetësisë ka bërë me dije se nga 4.858 testet e kryera gjatë orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar 396 raste të reja me koronavirus.
Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 207 pacientë të shëruar nga Covid.
Sipas ministrisë viktimat janë 5 nga Shkupi (68, 72, 74, 89 dhe 94), dy të vdekur nga Prilepi (53 dhe 64) dhe nga një i vdekur nga Ohri (87), Kumanova (81), Sveti Nikolla (71), Manastiri (51), Velesi (83), Strumica (61) dhe Berova (78).
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID nga fillimi i epidemisë është 224.134, mes të cilëve betejën e kanë fituar 211 228 qytetarë dhe kanë humbur jetën 7 935 pacientë. /abcnews.al