14 viktima dhe 129 të shtruar në Britani për shkak të Omicron

schedule09:58 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 09:58 - 22 Dhjetor, 2021

Britania është në alarm për shkak të Omicron. Vendi deri më tani ka regjistruar 14 viktima dhe momentalisht 129 janë të shtruar në spital.

“Qeveria britanike nuk do të hezitojë të vendosë kufizime të mëtejshme për shkak të Covid-19, nëse të dhënat tregojnë se është e nevojshme,” tha nënsekretarja britanike e shëndetësisë Gillian Keegan në një deklaratë për Sky News të mërkurën.

Kryeministri britanik Boris Johnson, në një deklaratë ditën e djeshme tha se nuk do të vendosë kufizime të reja në Britani para Krishtlindjeve, por situata është jashtëzakonisht e vështirë dhe qeveria pritët të marrë masa pas Krishtlindjeve.

Britania ka regjistruar 11,542,143 raste dhe 147,433 që nga fillimi i pandemisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!