14 modele syzesh që do të “rifreskojnë” stilin tuaj

schedule20:59 - 3 Maj, 2022

schedule 20:59 - 3 Maj, 2022

Syzet e diellit janë një nga aksesorët kryesorë të sezonit pasi janë ato që do të ofrojnë mbrojtje për sytë nga dielli që fillon dhe bëhet gjithnjë e më i fortë. Syzet e diellit i shërbejnë një qëllimi të dyfishtë: mbrojtje dhe stil. Më e rëndësishmja është se mund të luani lehtësisht me dizenjot e tyre.

Krahas modeleve që përputhen me trendet e çdo sezoni, janë edhe dizajnet klasike me ngjyra të përjetshme dhe neutrale, të cilat i shërbejnë look-ut në çdo stinë. Siluetat me lente katrore ose të rrumbullakëta, me logo të mëdha etj janë opsione të përjetshme që kthehen në koleksionin veror.

Një trend sigurisht që bie në sy dhe në të cilin ia vlen të investohet janë syzet, kornizat e të cilave vijnë në ngjyra si jeshile e ndezur apo vjollcë , të cilat kanë dominuar edhe veshjet.

/abcnews.al