Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

14 herë Kampion Bote/ “Shqiponja e zezë”, Azem Maksutaj që ngriti flamurin kuqezi në majat e botës së kikboksit

schedule09:19 - 6 Nëntor, 2025

schedule 09:19 - 6 Nëntor, 2025

Azem Maksutaj, legjenda shqiptare e kikboksit, 14 herë kampion bote, ishte sot i ftuar në një intervistë ekskluzive nga Zvicra në “Abc e Mëngjesit”, ku rrëfeu udhëtimin e tij të jashtëzakonshëm nga një ëndërr e vogël drejt majave të sporteve luftarake botërore.

“U bënë 35 vite në këtë sport. E nisa si hobi, por i thashë vetes se do ta bëj profesion,” – tregon Maksutaj, i cili që në çdo ring ka luftuar me flamurin kuqezi mbi supe.

Në vitin 1991, Azemi u largua nga Kosova drejt Zvicrës, pa ditur gjuhën, por me një qëllim të qartë: të arrinte majat në sport.

“Në Kosovë sportet luftarake kanë qenë të ndaluara, merreshin vetëm ushtarakët. Duhej të largoheshim, nuk ka qenë e lehtë,” kujton ai.

Vetëm një vit më vonë, në moshën 16-vjeçare, fitoi titullin kombëtar të Zvicrës në peshën -63.5 kg, pas vetëm një viti stërvitjeje.

Në maj të vitit 1994, në moshën 18-vjeçare, ai rrëmbeu titullin europian në Muay Thai (-72.5 kg) dhe pak më vonë titullin e parë botëror në peshën -76.2 kg kundër italianit Sergio Bertolazzi.

“Ishte një fillim i ri i një karriere të madhe. Nuk kisha shumë njohuri në atë kohë, por kisha shumë zemër,” – thotë “Shqiponja e Zezë”, siç njihej ai në ring.

Në fund të viteve ’90, ai kaloi në peshat Light-Heavyëeight dhe Cruiserëeight, për të arritur më pas kulmin në peshat e rënda.

Momenti më legjendar i karrierës së tij ndodhi në vitin 2001, përballë kanadezit Cliffton Broën, ku përballë 100 mijë spektatorëve, Maksutaj fitoi me nokaut që në raundin e parë, duke vendosur emrin e tij në historinë e kikboksit botëror.

Historia e tij frymëzuese është kthyer në një film dokumentar, “Being Azem”, që tregon rrugëtimin e kampionit shqiptar nga Deçani në skenat botërore.

Sot, Azem Maksutaj po hap një faqe të re në jetën e tij. Më 8 nëntor, ai inauguron në Ëinterthur shkollën më të madhe të sporteve luftarake në Zvicër – një hapësirë prej 500 m², ku stërviten dhjetëra të rinj nga vende të ndryshme.

“Interesi është i madh, shumica janë zviceranë, por ka edhe shumë shqiptarë. Ne kemi treguar se kemi vullnet dhe përkushtim të jashtëzakonshëm në sport,” thotë ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!