14 gola në 7 ndeshje, Mirlind Dakun e vëzhgojnë klube të Serie A

schedule12:27 - 24 Tetor, 2020

schedule 12:27 - 24 Tetor, 2020

Mirlind Daku ka mahnitur Kosovën këtë sezon, duke shënuar 14 gola në shtatë ndeshje me fanellën e Ballkanit. Një mesatare fantastike golash, që normalisht nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga klube jashtë Kosovës.

Sulmuesi në muajin shtator rinovoi me Osijek në Kroaci dhe më pas u huazua te Ballkani. Në Superiore me Kukësin gjërat nuk kishin shkuar mirë për të, por eksperienca me verilindorët tashmë i përket së shkuarës.

Në Kosovë madje tani kanë nisur të raportojnë edhe për monitorimin e sulmuesit nga klube italiane si Lazio e Torino, sikurse shkruan “Zëri.info”. Lidhjet e menaxherit Shkumbin Qormemeti në Itali dihen, por kalimi i Dakut direkt në Serie A është një hap shumë i madh.

Thuhet se klubet e përmendura më lart e shikojnë me idenë për ta huazuar fillimisht sulmuesin dhe nëse ka progresin e duhur, atëherë mund ta afrojnë në gjirin e tyre. Gjithsesi Daku për momentin duhet të mendojë të shënojë sa më shumë me Ballkanin dhe më pas Osijek vendos për të. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!