14 bashki “Covid free”, epidemiologu: Presim verë të qetë

schedule16:25 - 9 Maj, 2022

schedule 16:25 - 9 Maj, 2022

14 bashki të vogla në vend  kanë dalë nga harta me persona të infektuar me koronavirus. Prej me shumë se dy javësh sipas epidemiologut të Institutit të Shëndetit Publik Artan Simaku nuk është zbuluar asnjë i prekur nga Covid.

“Këto bashki janë të shtrira në të gjithë vendin”.

Verë të qetë parashikojnë specialistët e shëndetit publik sa I përket situatës epidemiologjike në vend megjithë shtimin e numrit të turistëve dhe  ardhjen e emigrantëve nga jashtë.

Aktualisht në shtatë  prej Qarqeve të vendit të numri I të infektuarve nuk e kalon një shifër ndërsa Tirana  mbetet qyteti  me më shumë të prekur  ndiqet nga Fieri dhe Vlora. /abcnews.al