13 vjet nga fatkeqësia e Fukushimës, 2520 persona ende të zhdukur

schedule15:19 - 11 Mars, 2024

schedule 15:19 - 11 Mars, 2024

Japonia shënoi sot 13 vjet që kur një tërmet i fuqishëm dhe cunami goditi verilindjen e vendit, duke vrarë më shumë se 15 mijë njerëz dhe duke shkaktuar një fatkeqësi bërthamore që do të duhen dekada për ta pastruar.

Tërmeti i 11 marsit 2011, ka lënë ende plagë të hapura. Sipas autoriteteve të Japonisë, gjithsej 15,900 njerëz kanë humbur jetën deri më sot për shkak të efekteve direkte ose indirekte të tërmetit.

Për më tepër, 2,520 persona ende konsiderohen zyrtarisht të zhdukur. Pas fatkeqësisë së Fukushimës, dhjetëra mijëra banorë u evakuuan nga zona për arsye sigurie dhe mbrojtjeje nga rrezatimi.

Sot, pothuajse 30,000 njerëz ende nuk janë kthyer në shtëpitë e tyre.

Në fakt, cunami ishte shumë më shkatërrues dhe më vdekjeprurës se vetë tërmeti. Valët e cunamit arritën deri në 40 metra në disa vende, duke arritur deri në 20 km në brendësi të tokës, duke shkatërruar qytete dhe fshatra.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!