13-vjeçarja e verbër performon me piano Chopin në një stacion treni, të gjithë shpërthejnë në lot

schedule10:15 - 16 Shkurt, 2023

schedule 10:15 - 16 Shkurt, 2023

Një pianiste e verbër 13-vjeçare solli lot emocioni në sytë e qytetarëve që patën mundësinë ta dëgjonin të interpretonte një pjesë komplekse të Chopin në një stacion treni plot lëvizje.

Në klipin e publikuar nga Channel që promovon “The Piano”, e vogla Lucy luan Op. 25, nr. 1, një nga krijimet më ikonike të kompozitorit polak, duke lënë pa fjalë publikun.
Në këtë shfaqje të veçantë talentesh, pianistë amatorë të talentuar nga i gjithë vendi ftohen të luajnë në stacionet e trenit në Londër dhe qytete të tjera, duke mos ditur gjithmonë se po marrin pjesë në një shfaqje televizive. Drejtuesit e emisionit vendosin kamera në ambient për të regjistruar reagimet e njerëzve, ndërsa dy gjyqtarët e emisionit, ylli i popit Mika dhe pianisti i famshëm klasik Lang Lang, shikojnë nga pas.

Në çdo episod, një nga pianistët e paraqitur do të zgjidhet për të luajtur në një nga sallat e koncerteve më të famshme në botë. Fituesi i madh i spektaklit të talenteve do të performojë para një publiku prej mijërash në Royal Festival Hall legjendar të Londrës.

Klipi i postuar nga Channel 4 në rrjetet sociale tregon efektin që ka performanca e 13-vjeçares tek gjyqtarët e jurisë, ku Mika thotë se ishte i mahnitur nga talenti i saj dhe Lang duke komentuar se ishte i kishin humbur fjalët.

Siç shpjegohet në video, Lucy, e cila është neurodiverse, shpesh mbulon veshët e saj në fund të një performance. “Asaj i pëlqen duartrokitja, por jo zhurma e duartrokitjes, kështu që gishtat i shkojnë te veshët për arsye shqisore”./abcnews.al