13 vite vuajtje, më në fund klubi anglez ndërron president

schedule22:20 - 14 Prill, 2020

schedule 22:20 - 14 Prill, 2020

Klubi legjendar anglez, Newcastle United, do të ketë president të ri. Siç raportojnë mediet britanike, “Qymyrxhinjtë” janë blerë për plot 300 milion sterlina, nga princi arab, Mohammed bin Sarab.

Princi nga Arabia Saudite ka marrë 80% të aksioneve, ndërsa presidenti aktual, Mike Ashley, do të mbajë 20%. Ky i fundit, është shumë i urryer nga tifozët e Newcastle, të cilët e fajësojnë për rënien drastike të klubit, që shpeshherë ka provuar dhe Kategorinë e Dytë (Championship).

Ashley e ka drejtuar për 13 vite klubin e Newcastle dhe më në fund, duket se nuk do të jetë më ai timonieri. Princi bin Sarab dhe Mike Ashley kanë arritur një marrëveshje në princip, që kalon 300 milion sterlinat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!