Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 793 testime të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 72 kanë rezultuar pozitivë.
Ndërsa kanë humbur jetën edhe 13 pacientë të tjerë, duke e çuar numrin e viktimave në total 2 739.
Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 1 023 duke e çuar në total e të shëruarve në 74 800. Rastet aktive mbesin 11 924, më shumë se gjysma të regjistruar në Shkup.
/abcnews.al/