13 viktima dhe 53 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

schedule15:37 - 27 Maj, 2021

schedule 15:37 - 27 Maj, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit Maqedonia e Veriut ka regjistruar 13 viktima.

Autoritetet bëjnë me dije se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani kanë humbur jetën 5, 369 persona.

Ndërkohë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë nga 2, 691 teste të realizuara për koronavirus, 53 persona kanë rezultuar pozitivë.

Sakaq bëhet me dihet se në 24 orët e fundit janë shëruar 111 pacientë.

Rastet e reja 48 janë: Në Shkup, 10 në Kumanovë, Manastir-8, Radovish-8, Kërçovë-7, Dibër-5, Shtip-3, Kavadar-2, Resnjë-2 dhe nga 1 në Tetovë, Koçan, Vallandovë, Strumivë, Shën Nikollë, Vinicë, Krushevë, Demir Hisar, Kratovë dhe Makedonska Kamenica.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!