13 urdhër-arrestet e SPAK, Likmeta: Hetime të pjesshme, inceneratorët vijojnë të paguhen me taksat tona

schedule19:30 - 29 Mars, 2022

schedule 19:30 - 29 Mars, 2022

Gazetari Besar Likmeta në një ligje me ”Radarin Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka folur për 13 urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK, për aferën e inceneratorëve, ku mes tyre është dhe deputeti socialist Alqi Bllako.

Likmeta tha se hetimi i SPAK nuk është i plotë, pasi po shohim rezultatet vetëm 2 vjet pas denoncimit të parë.

Gjithashtu Likmeta i cili është dhe gazetari i cili ka hetuar prej fillimit aferat me inceneratorët, tha se hetimi i SPAK është i p[pjesshëm, pasi ka ndarë 3 inceneratortët, edhe pse pas këtyre kompanive qëndrojnë të njëjtët persona.

“Nuk është në drejtimin e duhur sepse këto urdhërarreste janë të vonuara, veprimi i prokurorisë për të bllokuar pasuritë duhet të kishte ardhur më herët. Skema e inceneratorëve është më e madhe, ku paratë publike transferohen në kompani fiktive, i pastrojnë këto para dhe i çojnë në drejtime të paditura, këto hetime nuk janë bërë siç duhet. Që prej dy vitesh nga denoncimi i parë ne po shohim rezultate por të pjesshme. Ndarja e çështjes është veprim i gabuar, pasi kur u sekuestrua inceneratori i Elbasanit, të njëjtat fatura dhe njerëz ishin dhe në Inceneratorin e Fierit dhe atë të Tiranës, dhe nuk ka kuptim që t’i paguajmë kësaj kompanie mbi 75 mijë euro çdo ditë. Edhe tani që flasim dëmi financiar vazhdon”, tha Likmeta.

Sa i përket akuzës së bërë nga kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, që po ndërtohet edhe një incenerator në Vlorë. Likmeta saktësoi se bëhet fjalë për landfill, por që po mbikëqyret nga qeveria gjermane, dhe nuk ka indicie për aferë korruptive.

“Nuk është projekt, në Vlorë po ndërtohet një landfill, ku tenderi është fituar nga e njëjta kompani që ka inceneratorët. Por nuk ka indicie që ka patur aferë edhe në landfillin e Vlorës, pasi ai është monitoruar nga qeveria gjermane”, tha Likmeta në “Radari Informativ”.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!