Të paktën 13 persona janë konfirmuar të vdekur si pasojë e disa stuhive shkatërruese që kanë goditur disa shtete në Amerikë, sipas CNN.
Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, konfirmoi se të paktën 5 persona humbën jetën si pasojë e erërave të forta që sollën shkatërrime të mëdha në këtë shtet.
Stuhitë kanë lënë më shumë se 300 mijë njerëz pa energji elektrike në Kentucky dhe Michigan. Në anën tjetër, Kalifornia e Jugut është pushtuar nga dëbora, ku në disa zona dëbora ka arritur deri në 1,5 metra.
Disa banorë mbetën të bllokuar totalisht dhe u detyruan të kërkojnë ndihmë duke shkruar në dëborë.
/abcnews.al