13 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur nga reshjet e dendura të bores në Japoni

schedule12:32 - 24 Dhjetor, 2022

schedule 12:32 - 24 Dhjetor, 2022

13 persona kanë humbur jetën dhe mbi 80 të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e rreshjeve të dendura të borës në Japoni. Ndërsa më shumë se 10 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike.

Stuhitë e borës dhe dallgët e larta në pjesët veriore të vendit, por edhe përgjatë bregut të detit të Japonisë, ka të ngjarë të shkaktojnë reshje dëbore deri në 60 centimetra, paralajmëroi Agjencia Meteorologjike e Japonisë.

Deri në orët e vona të së shtunës pasdite, më shumë se 30 persona u plagosën rëndë dhe më shumë se 50 kishin lëndime të lehta, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Zjarrit dhe Fatkeqësive.

Gjithashtu janë raportuar probleme në linjat e trenave, si dhe në fluturimet e avionëve në veri të Japonisë, ndërsa në disa zona ka pasur probleme në lëvizjen e automjeteve.

/abcnews.al