13 milionë të infektuar me Covid në të gjithë botën, shumë vende rikthejnë kufizimet

schedule22:39 - 14 Korrik, 2020

schedule 22:39 - 14 Korrik, 2020

Rritja e numrit të rasteve të reja me koronavirus ka bërë që deri më tani në botë të kemi 13 milionë të prekur, duke bërë që të rikthehen masat kufizuese në shumë vende të botës.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku tash e një javë raportohen nga 60 mijë raste të reja me koronavirus në baza ditore, guvernatori i Kalifornisë ka urdhëruar mbylljen e të gjitha bareve dhe restoranteve, kinemave e muzeve, në kuadër të rikthimit dramatik në mbyllje.

Australi, ku shifra e të prekurve ka kaluar 100-mijëshin, shteti më i goditur i Uellsit të Ri Jugor ka zbatuar kufizime të ngjashme për kafenetë.

Ndërkaq Hong-Kongu ka paralajmëruar masa të reja të distancimit social, duke nisur nga mesnata, pasi autoritetet alarmuan se rreziku nga shpërthimi masiv i infeksionit është jashtëzakonisht i lartë.

Në të gjitha këto vende bartja e maskave mbrojtëse është bërë e detyrueshme, ndërsa në Hong-Kong janë paraparë gjoba prej 645 dollarësh për të gjithë ata që nuk i bartin maskat në publik./abcnews.al