Ndarja nga jeta e Presidentit Nishani, Monika Kryemadhi: Karakterizohej nga integriteti dhe vlerat më të larta njerëzore

schedule16:12 - 28 Maj, 2022

schedule 16:12 - 28 Maj, 2022

 Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka shprehur ngushëllimet familjes së ish-Presidentit Bujar Nishani, për ikjen e tij të parakohshme nga jeta.

Kryemadhi shkruan se Nishani ishte një person që karakterizohej nga integriteti dhe vlerat më të lartë njerëzore.

“Ngushëllime familjes Nishani! Ikja e parakohshme e Presidentit Nishani është një lajm i hidhur për të gjithë, ndërsa mendimet tona në këto momente janë me Odetën, fëmijët dhe familjarët e tij. Bujar Nishani ishte zyrtari, ushtaraku, qytetari i shtetit e miku i mirë, që karakterizohej nga integriteti dhe vlerat më të larta njerëzore. Kujtimi dhe kontributi i tij për vendin do të mbetet i paharruar!”, shkruan Kryemadhi. 
Lexo edhe: Ndarja nga jeta e ish-Presidentit, Alibeaj: Shqipëria humbi një njeri të paqtë para kohe

Ish-Presidenti i Republikës, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, një muaj pasi ishte shtruar në gjendje të rëndë në një spital në Gjermani. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm.

Siç ka raportuar Abcnews.al Nishani u paraqit në Sanatorium me shenja pneumonie në të dyja mushkëritë për shkak të kalimit të koronavirusit, i cili kishte lënë pasoja të tjera shëndetësore. Pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, më 22 prill, Nishani u nis drejt Gjermanisë për mjekim, ku edhe dha frymën e fundit pranë familjarëve në moshën 56 vjeçare.

Burime për Abc bënë me dije se Nishani ka pasur fibrozë post COVID, të cilat i kanë shkaktuar ulje të nivelit të oksigjenit në gjak si edhe parametra të tjera problematikë duke bërë të domosdoshme dërgimin e tij jashtë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!