125 milion euro për dy titullarë, Interi vihet në pozicion të vështirë

schedule19:58 - 2 Mars, 2021

schedule 19:58 - 2 Mars, 2021

125 milion euro për dy nga titullarët më të rëndësishëm. Interi do të vihet në pozicion të vështirë në verë, duke pasur parasysh edhe gjendjen e rënduar në aspektin financiar.

Suning Group po tenton ta shesë klubin, në mënyrë që projekti sportiv të vazhdojë nga të tjerë biznesmenë.

Ndryshe do të detyrohen të shesin dhe para ofertave të mëdha për Alessandro Bastoni dhe Nicolo Barella mund të dorëzohen.

Për qendërmbrojtësin raportohet se Manchester United është gati të ofrojë 60 milion euro dhe po e përgatit ofertën.

Italiani është bërë edhe pjesë e kombëtares së vendit të tij së fundmi. Sa i takon Barella, Liverpool është klubi që interesohet për shërbimet e tij.

Mesfushori është një nga më të mirët në rolin e tij në Serie A dhe “The Reds” thuhet se janë gati të ofrojnë deri në 65 milion euro për ta transferuar në Premier League. /abcnews.al